Eko Higjiena

Haradinaj me akuza: Albin Kurti është i kurdisur nga Serbia, në Maqedoni i shërbeu Rusisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “ndërhyrja” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është “shërbim i agjendës ruse dhe serbe”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se veprimi i Kurtit është rrezik dhe se kështu “prishet Ballkani”.

“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ja hap dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kan me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, tha Haradinaj në T7.

“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, sit kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse”.

Mobi Casa

“Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ja legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, tha ai.

“Shërbim i agjendës ruse dhe serbe”, ripërsëriti ai.

Ndër të tjera ai tha se “Duhet të kemi lidership që e don shtetin e jo vetën. Jo lidership që shkon me marrë foto për mi marrë votat”.

“Nëse ne mbesim në tavolinën e destabilizuesve do ta kemi problem”, u shpreh Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.