FIDANISHTJA

Haradinaj: Mburremi me miqësinë tonë me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të gjerë prej 60 anëtarësh nga institucione të ndryshme nga shteti federal amerikan i Iowa-së.

Ai këtë rast tha se Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowa dhe beson që ardhja e tyre dëshmon se ky bashkëpunim po bëhet edhe më shumë serioz.

Eco Higjiena

“Si Kosovë, ne mburremi me miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një miqësi e cila ka lindur në ditët më të vështira të jetës tonë, ku ju qëndruat me neve dhe megjithatë ende sot jeni me ne dhe me të gjitha kombet që kërkojnë liri, demokraci dhe respektim të njëri tjetrit. Respektimin e vlerave që shoqëria jonë ndanë. Besoj që ardhja e juaj dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi që daton nga viti 2011 dhe gjer më tani, ka përfituar dhe po bëhet një program mjaft serioz. Kosova është e interesuar që të rris shkëmbimet me shtetin e Iowa përmes institucioneve të organizatave të sigurisë, përmes politikës, ekonomisë, por gjithashtu edhe në aspektin kulturor dhe në aspektin human kësisoj. Kështu që ne si Qeveri e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës ju dëshirojmë mirëseardhje”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Ndërsa, pas fjalimit të kryeministrit Haradinaj, takimi me delegacionin nga Iowa është mbajtur pa praninë e mediave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.