ARKATANA

Haradinaj mbetet i vetëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht presionit ndërkombëtar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk po pranon të zmbrapset nga vendimi për vënien e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Për dallim prej tij, partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja, nuk po resht së kërkuari pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Së këndejmi, gjatë së premtes shefi i ekzekutivit është shprehur i indinjuar sikurse me PDK-në, ashtu edhe me partneren tjetër të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur të ndihet i braktisur nga partnerët e koalicionit qeverisës sa i përket çështjes së taksës.

Gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit ka akuzuar partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe liderin e Nismës Fatmir Limajn, për ndërrim qëndrimesh sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.

United Hospital

Përderisa Haradinaj po këmbëngul që taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje për njohje, PDK-ja po kërkon pezullimin e saj, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, ndonëse deri më tash Nisma është zotuar se nuk do të ketë heqje të taksës, pas presionit të ardhur nga SHBA-ja ai ka deklaruar se shumë shpejt do të merret një vendim në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve. SHBA-ja ditëve të fundit është duke kërkuar me ngulm pezullimin e masës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.