UBT

Haradinaj: Marrëveshjet me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve, janë kthim kah tragjedia

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se çdo marrëveshje me Serbinë, përmes korrigjimit të kufirit, do të ishte kthim prapa dhe kah tragjedia.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Detyra e jona është ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin territorial, sovranitetin. Nuk duhet që të flasim për territorin dhe për kufijtë, pa mandat. Mendoj dhe jam i bindur që synimi i marrëveshjes me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit është kthim prapa, respektivisht është kthim kah tragjedia”, ka thënë Haradinaj.

Uji Dea

Ndryshe, në vazhdën e debateve rreth korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, të nisur nga shefi i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi javë më parë, i pari i vendit dhe i pari i ekzekutivit, kanë dallime në këtë temë.

Derisa, Thaçi vazhdimisht po e potencon se kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm dhe shumë i vështirë, duke mos e mohuar edhe atë që ai po e quan si korrigjim i kufijve, Haradinaj po vazhdon të mbetet kategorikë kundër kësaj ideje, e cila sipas tij, do të prodhonte pasiguri dhe rrezik për shpërthim të konflikteve të reja në Ballkan. /Telegrafi/