KKVITI

Haradinaj: Marrëveshja finale me Serbinë është afër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarët e Obiliqit, i njoftoi ata për zhvillimet e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tregoi që marrëveshja finale me njohjen reciproke është afër.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se roli i AAK-së është që të ndihmojmë këtë proces, ku kërkohet unitet politik.

“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai tha se roli i tij dhe i AAK-së është që të ndihmojnë këtë proces, ku kërkohet unitet politik.

“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka treguar Haradinaj.

RCCOLA

Për të biseduar për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes me Serbinë, Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradniaj e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Në një deklaratë për media, pas takimit me Kurtin, Haradinaj tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.

Kreu i AAK-së gjithashtu tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/