Uji Dea

Haradinaj: Marrëveshja finale do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim sot ka siguruar qytetarët e Deçanit se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të rregullojë raportet mes tyre si dy shtete të pavarura.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

“Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim.

Mobi Casa

Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri”, u shpreh Haradinaj.