Fundamenti

Haradinaj: Luftëtarëve tanë ua kemi borxh ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka shkruar se kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe.

Eco Higjiena

“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.