RCCOLA

Haradinaj: Lufta ishte e ashpër, s’ka pasur ‘Shtëpi të verdhë’

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Burrel – Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi dje një vizitë të paralajmëruar në Burrel. Vizita e Haradinajt nisi në qendër të qytetit të Burrelit, pranë bustit të mbretit Zog, ku vendosi edhe një buqetë me lule.

Pranë këtij busti u prit nga Princi Leka dhe përfaqësues të Legalitetit, raporton “Gazeta shqiptare”. Më pas ai u zhvendos pranë Bashkisë Burrel, ku u prit në ambientet e këtij institucioni nga kryetarja e Bashkisë Burrel Adelina Farrici, ku shkëmbyen edhe disa dhurata simbolike.

Gjatë vizitës në institucionin e bashkisë ai u prit nga Këshilli Bashkiak i Burrelit, ku u akordua muaj më parë titulli, me konsensus nga këshilli i Bashkisë Burrel, “Qytetar Nderi” i kësaj bashkie, ku tërhoqi edhe këtë titull.

-Nga kush do të përfaqësohet AAK-ja në Prishtinë në zgjedhjet lokale?

Nga kandidati për kryetar, Besnik Tahiri, dhe lista e kandidatëve, – një listë e përbërë nga kuadrot e AAK-së në Prishtinë.

-Cili është qëndrimi juaj për fletët e votimit që mbajnë stemën e Kosovës që kundërshtohen nga Serbia?

Mobi Casa

Ne kemi interes me i mbajt zgjedhjet dhe do shkojmë drejt veprimeve që na ndihmojnë me i mbajt zgjedhjet. Për sa i përket regjistrimit të partive politike, dokumentacioni bëhet i njëjtë, me logo. Edhe në ato zona ku ka popullsi serbe, në fletët e votimit duhet të ekzistojë vetëm logoja e KQZ-së së Kosovës, e cila është një institucion i zgjedhur i Republikës së Kosovës.

-Si e komentoni zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi deri më tani?

Zbatimi nuk ka ndodhur në masën e duhur, po mendojmë se përgatitjet për zgjedhjet dhe vetë mbajtja e zgjedhjeve ndoshta është veprimi më i dobishëm në atë që ne e mendojmë si zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Sepse zbatimi i saj përforcohet, që do të thotë normalizim i rendit dhe ligjit, ose shtrirjen e diksionit një pjese të territorit të vendit, që është veriu i vendit.

-Ç’mund të na thoni për akuzat për trafik organesh në të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë”?

Lufta ka qenë shumë e ashpër, ka pasur të vrarë nga të dyja palët. Në atë shtëpi për të cilën bëhet fjalë, nuk ka pasur transplant organesh dhe përfundimet duhet t’i nxjerrë drejtësia./koha/