UBT

Haradinaj: Lufta e UÇK-së e pakontestueshme

/ 2 minuta lexim

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me anë të një deklarate për medie ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e pa kontestueshme. Ai ka thënë se se UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, sipas tij përpjekjet për të dejonizuar këtë luftë është e orientuar kundër Kosovës.

Haradinaj thotë se AAK si strukturë politike është për një shtet ligjor dhe për bashkëpunimin pa kushte me drejtësinë./ZERI

Deklarata e plotë e Haradinajt:

Konsideroj se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës.

UÇK-ja, ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, i konsideroj përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj.

KKGJILAN

Aktakuzat eventuale ndaj ish drejtuesëve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte.

Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë.

Nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar, Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor.

Moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jasht sistemit të gjyqësor të Kosovës.

Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje, unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijëtare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë!