Fundamenti

Haradinaj: Liria të dërgon në Prekaz

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të gjithë ata që mendojnë lirinë, rruga i dërgon në Prekaz dhe në familjen Jashari. Kështu tha lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën që i bëri Prekazit dhe familjes Jashari me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kreu i AAK-së Haradinaj tha se u janë mirënjohës përfaqësuesve të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari për mikpritjen.

“Shqiptarët kudo që janë, kur t’u bie në mend liria, rruga i dërgon në Prekaz”, tha Haradinaj.

UBT

Ndërsa, Rifat Jashari kërkoi që të punohet që çështja e Kosovës të qohet përpara, pasi sipas tij, kjo i ka hije popullit shqiptarë, transmeton Kosovapress.

Pas Prekazit, Haradinaj ka vizituar edhe qytetin e Pejës, me rastin e 14 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, ku bëri homazhe të busti i Shkelzen Haradinajt dhe mori pjesë në një akademi të organizuar me këtë rast. /Telegrafi/