RCCOLA

Haradinaj: Limaj do të gjejë forcë të mbijetojë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nuk mund të thuhet se është realizuar synimi i UÇK-së pas këtyre viteve, por synimet padyshim se arrihen me faza, ka vlerësuar njëri prej ish-komandantëve të UÇK-së, Daut Haradinaj.

E ndërkohë, duke komentuar rigjykimin e Fatmir Limajt, për rastin “Kleçka”, Haradinaj ka thënë se është i çuditshëm ky vendim.

Uji Dea

“Por, sido që të jetë unë besoj që drejtësia do të triumfojë edhe në rastin Limaj dhe ai do të gjejë forcën, nëse guxoj ta quaj kështu, që ta mbijetojë edhe këtë sakrificë”, ka thënë Haradinaj për “Tribuna Shqiptare”.

Duke kremtuar gjendjen në veri, Haradinaj ka vlerësuar se banorëve serbë u janë dhënë përgjegjësitë maksimale nëpërmjet Pakos së Ahtisarit, prandaj ata duhet t’i kthejnë sytë nga Prishtina e jo nga Beogradi.