ARKATANA

Haradinaj: Liberalizimi çështje javësh

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot edhe njëherë tjetër se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Ai theksoi se ky proces ka mbetur të përfundohet brenda javëve, raporton Zëri.info.
“Çështja e liberalizimit të vizave më vjen keq që nuk është krye. Po ashtu po dëgjojmë lajme të mira që procesi është shumë më përpara. Mendoj që jemi më mirë se që kemi shpresuar në lidhje me këtë temë. Besoj që është çështje krejtësisht e javëve që ta marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi përmbushur kriteret”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Fushë Kosovë, por që nuk pohoi që vdekja e tij ka ardhur si pasojë e neglizhencës së organeve të rendit.

Uji Dea

“Ishte lajm shumë i trishtueshëm dhe u shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e këtij fëmije. Policia e ka ngritur vigjilencën por normalisht ka ende punë”, theksoi ai, raporton Zëri.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në objektin e Komunës së Fushë Kosovës. Në këtë vizitë i pari i qeverisë takoi edhe kryetarin e Komunës, Burim Berishën, i cili theksoi se ishte kënaqësi që kryeministri u njoftua me problemet që i preokupojnë qytetarët e Fushë Kosovës. Ndërsa, Haradinaj potencoi se të gjitha çështjet që u biseduan do të procesohen me shpejtësi nga ana e Qeverisë. //Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.