Fundamenti

Haradinaj letër Mogherinit për taksën: Ju jeni të vetëdijshëm për realitetin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, pas kërkesës së kësaj të fundit për ta suspenduar taksën prej 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.

Në letrën të cilën e posedon edhe Telegrafi, Haradinaj ia përmend Mogherinit që edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal”.

Tutje Haradinaj thekson në këtë letër thotë se nuk ka arsye për fajësim të situatës në të cilën gjindemi “sepse ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për realitetin”.

Fundamenti

“Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë. Unë do të isha shumë i lumtur të takohesha të hënën e ardhshme dhe të shpjegoi pikëpamjet e mia më gjerësisht, si dhe të dëgjoj një përgjigje. Roli i BE-së është vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, unë besoj fuqishëm se me angazhimin tuaj një rezolutë është e mundur”, thuhet në letrën e Haradinajt drejtuar Mogherinit, dy ditë më parë.

Ndërkaq kujtojmë se sot në orën 13:00 kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me zyrtaren e BE-së, Federica Mogherini kanë zhvilluar një drekë pune, ndërkaq edhe nuk është bërë e ditur se çfarë është folur konkretisht në këtë takim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.