ARKATANA

Haradinaj LDK-së: Marre iu qoftë, lejini qytetarët pa viza pra

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kërkesën që e ka për heqjen e raportit të Komisionit të Bulliqit nga pakoja e Demarkacionit, raporton “Zëri.info”.

“Kemi mbërri me ardh me një materie para juve deputetëve, e para ligji që ka ardhur tek ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015, Qeveria e vendit të juaj ka formuar një komison që të shihen ato dilema, nuk është i Ramush Hradinaj por i Kosovës.

Ku po iu dhemb o vllezër e motra. Çka keni kundër territorit tuaj. Spo iu vjen marre. Marre iu qoftë. Marre iu qoftë. Këtë e keni problem a, po iu pengon që po kërkohet me u kthy guri atje a? Këtë e keni problem a? Po kërkoni me relativizu raportin. Epo sa të jem unë jo… Këtsaj pako nuk i hjek as edhe një shkronjë, sa të jem unë jo. Atëherë lejini qytarët pa viza”,

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu duke u drejtuar deputetëve tha se duhet të ju vi marre ata që nuk e votojnë këtë version.

“Pse po ju pengon ky raport, nëse keni problem kallxoni bre, jo sa të jam unë. Komisioni i Repubikës ka prodhu një raport pse po ju dhem ky raport”, pyeti. kryeministri i Kosovës.

Ai me një gjuhë të ashpër shtoi se “Asnjë germ nuk ndryshon, ky version qëndron”./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.