Haradinaj: LDK-PDK, koalicion për dobinë e Thaçit e Mustafës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se koalicioni LDK-PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës por jo në dobinë e qytetarëve.Haradinaj tha se ata nuk janë të interesuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i degës së AAK-së ka zgjedhur kryesinë e re të degës.

Në këtë takim të Këshillit Drejtues merrnin pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetarja Donika Kadaj- Bujupi, sekretari i përgjithshëm Blerim Kuqi, sekretari organizativ Ali Berisha dhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra.

Kryetari Haradinaj në fjalën e tij theksoj se procesi zgjedhor dhe organizimi i degës së Pejës është shembull për funksionimin e partisë dhe në këtë kuadër edhe zgjedhja e Ali Berishës si sekretar organizativ është bërë me qëllim që këtë shembull që e kemi në organizimin e degës ta bartim në gjithë AAK-në”.

UBT

Haradinaj ka porositur anëtarët e Këshillit Drejtues të vazhdojnë të punojnë edhe më tepër ngase AAK-ja është forca që përfaqëson vlerat e vërteta dhe punon për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai koalicionin e tanishëm LDK-PDK e vlerësoj se është kualicion për dobinë e kryetarëve të këtyre dy partive e jo e qytetarëve.

Për ta ilustruar këtë kryetari Haradinaj mori shembullin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke theksuar se dyshja në krye të ekzakutivit të vendit, Isa Mustafa – Hashim Thaçi as që janë të informuar, e as të interesuar për këtë çështje, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve./telegrafi/