Uji Dea

Haradinaj: LDK pa vlera të reja, VV në rrugë të gabuar veprimi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Pavarësisht mbështetjes së dhënë për shumë cështje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk nguron të kritikojë qeverinë e Kosovës kur ndodhet para mbështetësve të tij.

Ai e cilësoi të dobët qeverisjen e kryeministrit Hashim Thaçi, e cila ka bërë që Kosova të shënoj regres në shumë sektorë.

Mobi Casa

Haradinaj kritikoi edhe rivalët e tjerë politikë. Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, është subjekt politik me trashëgimi të çmuar, por pa vlera të reja, ndërsa Vetëvendosje ka hyrë në një rrugë të gabuar veprimi.

Këto komente Haradinaj i bëri në Kuvendin e Punës së AAK-së për Prishtinën. Duke folur për kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj vlerësoi se Tahiri është personi i duhur i cili duhet të udhëheqë Prishtinën. Kjo, sipas Haradinajt, sepse Tahiri është provuar për punë të përgjegjshme dhe ka profilin përkatës për qeverisjen e pushtetit lokal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.