RCCOLA

Haradinaj: LDK dhe VV mundësuan vazhdimin e Qeverisë Thaçi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

​Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mospërkrahja e opozitës për mocionin ka lejuar Qeverinë e Kosovës të manipulojë me buxhetin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ambasadorin e Zyrës Ndërlidhëse Greke, Dimitris Moschopoulos, ku tha se zgjedhjet nacionale më të fuqishme do të ishin në çoftëse do të bëheshin pas mocionit për shkarkim të Qeverisë.

“Mbajtja e zgjedhjeve tani është kalkulim i subjekteve politike, mendoj që më së shumti i qeverisë së sotme. Është e dhimbshme që opozita e ka humbur mundësinë e mocionit në kohë, mund të ndodhë që mocioni të ndodhë tash, në ditët që do vijnë por është e dhimbshme që ka humbur kohë dhe i ka dhënë kaq shumë kohë qeverisë të manipulojë, të manovrojë me qeverisjen me buxhetin me të gjitha ato që kanë ndodhur. Ne kemi qenë të gatshme për zgjedhje më herët realisht, ku do të ishte shumë më e fuqishme që me mocion për shkarkim të shkojmë në zgjedhje. Na vije ke q që koha është humbur dhe gjitha këto mundësi për manovrim iu lanë qeverisë. Pra mirë do të ishte që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë dhe në zgjedhje të shkohet me shkarkim të qeverisë pra me mocionin për shkarkim” ka thënë ai.

KKVITI

Kurse, sa i përket EULEX-it, ai tha se AAK nuk është kundër edhe për ndonjë mision të ri në Kosovë.

“Ne kemi mirëpritur zhvillimin dhe negocimin që kanë ndodhur për prezencën e ardhshme të EULEX-it, formën por edhe përmbajtjen. Ne do t’i japim përkrahje aranzhmaneve të reja mes Kosovës dhe BE-së për një formë të EULEX-it në vend. Kuptohet interesi ynë është që EULEX-it, jo vetëm të kryej punë për Kosovë por t`a ndihmojë Kosovën që t’i kryej punët me sukses, pra, ekspertiza e tyre të mund t’i bartet institucioneve të vendit… Është me rëndësi shumë të aftësohen institucionet e vendit për të bërë rend dhe ligj” ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, lidhur me mocionin, Haradinaj ka thënë se tanimë edhe LDK-ja edhe VV e kanë kuptuar se kanë gabuar që nuk e kanë nënshkruar mocionin e AAK-së.