Fundamenti

Haradinaj: Ky është buxhet i thellimit të varfërisë

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Projektbuxheti për vitin 2015 është një buxhet i thellimit të varfërisë dhe papunësisë. Vendi me këtë qeverisje, shkon drejt mjerimit. Nuk do të ketë asnjë trend për vende të reja të punës. Ky nuk është një buxhet zhvillimor dhe Kosova në aspektin e zhvillimit ekonomik, do të stagnojë.

Kështu pohoi deputeti nga radhët e AAK-së, njëherit dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet projekt buxheti për vitin 2015.

Haradinaj tha se kjo Qeveri nuk pret asnjë investim serioz në rritjen e kapaciteteve ekonomike në vend. Nuk ka paraparë reformë fiskale për krijimin e klimës së biznesit dhe thithjes së investimet dhe se me këtë projekt buxhet, sipas tij parashihet që të hyrat serish të krijohen nga doganat, ku Qeveria vazhdon të marrë para nga bizneset.

Megjithëse me këtë projektbuxhet, është paraparë rritje ekonomike prej 4.3 për qind, Haradinaj thotë se edhe pse kjo rritje nuk është e besueshme, kjo nuk e ulë papunësinë dhe varfërinë. Ky projektbuxhet, sipas tij nuk duhet të miratohet por duhet të ribëhet dhe diskutohet në Parlament.

Ai tha se koalicioni e ka kapacitetin me ndiku në gjendjen ekonomike në vend, duke i ndryshuar politikat fiskale si kalimi në taksën e sheshtë dhe reduktimi i Qeverisë së Kosovës në 10 ministri.

“Meqenëse po krijoni një Qeveri të madhe, ju mund ta përgatisni një ligj për Qeverinë, me reduktu qeverinë në 10 ministri. Me reduktu numrin e zyrtarëve politik dhe me dhënë një mesazh që një taksë e sheshtë dhe një qeveri racionale, japin shpresë për ndryshim. E kam një lutje. Mendojmë që nuk është momenti me përmbyll akomodimin me zëvendësministrat. Të mos ketë mbi një zëvendës ministër për një ministri. Na vjen keq që Kosova në këtë moment, nuk e merr një lajm të mirë, për një buxhet që ndryshongjendjen”, tha Haradinaj. /Kosovapress/

Krasniqi: Shpërngulja nga vendi është shpresa që po e jep koalicioni PDK-LDK

Edhe grupi parlamentar Nisma për Kosovën janë kundër projektbuxhetit aktual.

Jakup Krasniqi nga ky subjekt tha se nuk duhet veprohet me nguti në këtë rast.

Tha se elefantët janë bërë bashkë për grabitjen e parasë publike dhe po merren me çështje që nuk janë të rëndësishme për vendin.

Ky projektbuxhet është vetëm për shpenzime, sipas Krasniqit. Thotë se 71% e buxhetit i dedikohet shpenzimeve rrjedhëse të institucioneve dhe kështu nuk mund të quhet buxhet i qytetarëve.

Në këtë mënyrë, Krasniqi vlerëson se nuk ka ngritje buxhetore, por vetëm rënie, që sipas tij, shumë vështirësi do e presin Kosovën me këtë projektbuxhet.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma thotë se nuk ka gatishmëri për ndalje e ekonomisë së zezë, mungojnë politikat dhe gatishmëria e institucioneve për të ndalur krimin dhe korrupsionin.

Përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga Kosova, e sipas tij ky lloj buxheti nuk garanton siguri, andaj po shpërngulen qytetarët.

“Kjo është shpresa që po ua jep koalicioni i elefantëve”, tha Krasniqi duke rikujtuar se fjala elefantë nuk është zbulim i tij.

Foli edhe për numrin e madh të ministrave, që disa prej tyre i quajti parazit dhe tha se gjithë ky numër janë gangrena e qytetarëve të vendit.

Tha se në koalicionin PDK-LDK ka njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe u bëri thirrje mos te sakrifikojnë vendin për interesa më të ngushta.

Vetëvendosje JO projektbuxhetit 2015: Është në duar të gabuara

Besnik Bislimi nga Vetëvendosje thotë se kryeministri dhe ministri i Financave as që e kanë lexuar fare buxhetin.

Ai mori plotë shembuj që ata nuk e kanë lexuar atë, duke thënë se si ekonomistë që janë nuk do lejonin shumë gjëra në të.

Bislimi tha ky buxhet mund të jetë mjet i mirë për një jetë më të mirë, por sipas tij, jo kur është në duar të gabuara sikur kësaj radhe.

Bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë buxhet pa u bërë ndryshime substanciale.

Fundamenti

Ndryshe nga Vetëvendosje, PDK dhe LDK e përkrahën projektbuxhetin e vitit që po hyjmë.

AAK: Ata që po ikin nga Kosova nuk ndalen me këtë trend ekonomik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia kujton Isa Mustafës që është një ekonomist dhe që duhet shikuar e ndryshuar mirë projektbuxhetin e vitit 2015.

Donika Kadaj – Bujupi nga kjo parti nga thënë se kryeministri nuk e ka lexuar fare projektbuxhetin ngase nuk do të pranonte si të tillë, i njëjti sikur që ka qenë vitin e kaluar.

Sipas saj, nëse pranohet si i tillë, Isa Mustafa ka zgjedhur të bashkëjeton me krimin, duke pranuar poste. Madje, siç thotë Kada sa pak seriozisht e ke marr punën e shtetit, shihet dokument më i rëndësishëm i shtetit, që sipas saj nuk është aspak i mirë.

Ia përmendi autobusët me njerëz që po ikin nga vendi, dhe i tha Mustafës se me këtë trend ekonomik aktual nuk mund të ndalen ata që të qëndrojnë në Kosovë.

Duke treguar se AAK nuk do e votojë projektbuxhetin tha se me të nuk do të ketë ndryshim por prapakthim dhe përkeqësim.

AAK: Ata që po ikin nga Kosova nuk ndalen me këtë trend ekonomik – See more at: http://kosovapress.com/sq/nacionale/aak-ata-qe-po-ikin-nga-kosova-nuk-ndalen-me-kete-trend-ekonomik-31622/#sthash.uiNdocKt.dpufAAK: Ata që po ikin nga Kosova nuk ndalen me këtë trend ekonomik – See more at: http://kosovapress.com/sq/nacionale/aak-ata-qe-po-ikin-nga-kosova-nuk-ndalen-me-kete-trend-ekonomik-31622/#sthash.uiNdocKt.dpuf
As ministri i Financave nuk flet për rritjen e pagave në vitin 2015

Ministri i Financave , Abdullah Hoti thotë se do të ketë rritje çmimesh me një përqindje shumë të vogël, por që sipas tij, nuk do ndikojnë shumë në shportën familjare.

Tha se do të rriten të hyrat e buxhetit, por edhe shpenzimet.

Edhe Hoti kur foli për rritje pagash nuk tha nëse do rriten prapë, vetëm tha se kanë planifikimin për rritjen e vitit të kaluar.

470 milionë euro tha se do të jenë shpenzimet kapitale.

Kur foli për rritje të buxhetit në disa institucione, tha se atë do ta kenë Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Këshilli Gjyqësorë dhe Prokuroria e Shtetit.

Tha se do të vazhdojë emetimi i letrave me vlerë, por që sipas tij, do e bëjnë me shumë kujdes që mos ti lënë borxhe gjeneratave të ardhshme.

Hoti i ftoi deputetët që ta votojnë buxhetin e vendit.

Projektbuxheti i Kosovës me procedurë të përshpejtuar

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot dhe ka nisur debatin rreth Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015.

Para 95 deputetëve, të cilët ishin të pranishëm kur nisi debati, që përmbushte kushtin ligjor të dy të tretave për ta shqyrtuar me rrugë shmangieje nga Rregullorja, me një ekspoze të shkurtër u paraqit kryeministri Isa Mustafa, ndërsa arsyetimin e këtij dokumenti, më të rëndësishmit për zhvillimin e vendit në vitin e ardhshëm, e bëri ministri Abdullah Hoti.

Duke e paraqitur fjalën e vet rreth buxhetit kryeministri Isa Mustafa theksoi se në vitin e ardhshëm do të ketë rritë ekonomike deri në 4 për qind ndërsa në plan katër vjeçar kjo rritë pritet të jetë mbi 8 për qind.
Këto rritje Mustafa i pret nga shtimi i investimeve private, të diasporës dhe të atyre nga jashtë.

Ai tha se rritja e pagave për vitin që vjen do të shqyrtohet nga Qeveria gjatë vitit në vijim.
Mustafa përmendi një varg reformash që Qeveria pritet t’i marrë në mandatin e vet dhe shtoi buxheti nuk është dëshirë e Qeverisë së shkruar dhe as e asaj aktuale, por është pasqyrë reale e mundësive tona ekonomike e buxhetore .

Buxheti i planifikuar i Kosovës për 2015 është 1 miliard e 682 milionë euro.
Pas Mustafës fjalën e mori ministri I financave Avdullah Hoti.
© KOHA.net