FITORJA

Haradinaj: Kushdo që i ka sjell dosjet e Speciales në Prishtinë i ka bërë dëm Serbisë

/ 2 minuta lexim / Foto: Telegrafi.com
Uji Dea

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka deklaruar se personi që ka sjellë dosjet e Gjykatës Speciale në Prishtinë, respektivisht në zyret e OVL së UÇK-së i ka shkaktuar një dëm të madh Serbisë.

Haradinaj ka falënderuar këtë individ, pavarësisht qëllimeve që ai mund të ketë pasur.

“Dosjet ai që i ka sjellë e falënderoj publikisht sot. Pa marrë parasysh çfarë qëllimi ka pasur dhe kush është ai. Unë nëse kam diçka të mirë me dosje, dhe mendoj që kam bërë mirë,. Ai ka bërë 50 herë më shumë që mi ka sjell. Dhe e falënderojë shumë. E falënderoj se ka bërë një punë gabim për Serbinë. Duke u munduar të bëjë keq për ne, ka bërë gabim shumë të madh për Serbinë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Kujtojmë se në shtator 2020, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së mori disa dosje të Gjykatës Speciale nga burime të panjohura.

Mobi Casa

Këto dokumente u dorëzuan fizikisht në zyrat e organizatës nga persona të paidentifikuar. Disa prej dosjeve përmbanin informacione të ndjeshme mbi dëshmitarët e mbrojtur dhe materialet hetimore.

Publikimi i dosjeve çoi në arrestimin e dy përfaqësuesve të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët akuzoheshin për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Speciale për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ai ishte liruar me kusht në dhjetor të 2023, pasi kishte vuajtur dy të tretën e dënimit të tij – teksa para disa ditës dënimi ndaj tij ka përfunduar. /Telegrafi/Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.