Fundamenti

Haradinaj-Kurtit: S’jemi Kore e Veriut, hiq dorë nga vendimi i çmendur kundër Klan Kosovës, ruaje pak fytyrë

/ 1 minutë lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur Klan Kosovën. Haradinaj i ka thënë Kurtit se nuk mbulohet dielli me shoshë dhe s’mbyllen mediat në një vend evropian.

Haradinaj tutje kat hënë se Kosova s’është Kore e Veriut dhe i ka bërë thirrje Kurtit që të heq dorë nga ky vendim i “çmendur” për mbylljen e Klan Kosovës.

Fundamenti

Haradinaj e ka ftuar Kurtin që të dalë të kërkojë fjale para popullit e gazetarëve të Klanit për ta ruajtur fytyren.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj./Express/