Uji Dea

Haradinaj, Kurtit: Ndale grevën ose jep dorëheqje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të bëjë zgjidhje ne lidhje me grevën në arsim, në të kundërtën të lëshojë rrugë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ekziston asnjë rast tjetër në botë që shkollat të jenë të mbyllura në kohë paqeje për një muaj.

“Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”.

Opozitari thotë se sindikatat mund “t’ia nxijnë jetën” çdo qeverie, por sipas tij ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri.

“Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”

Mobi Casa

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se ka lënë në rrugë mbi 300 mijë fëmijë.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!”

I pari i AAK-së ka kërkuar edhe shkarkimin e ministres së Arsimit për të hapur më pas shkollat.

“Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.