GRANDEMALL

Haradinaj-Kurtit: Mos shko në Bruksel pa pasur Kosova kontratë për vaksina

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosarritjen e një kontrate për furnizim me vaksina, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të shkoj në Bruksel pa siguruar një kontratë për vaksina, kësisoj sipas tij do të ketë mobilizim për vaksina.

“A ka dikush i kësaj qeverie me më tregu se sa zor qenka me ble vaksina. E dimë që qeverinë e kaluar e keni sha për mossigurim të vaksinave, po pse nuk po i blini ju vaksinat sot. Ku është problemi që Kosova s’po mundet me nënshkrujt një kontratë për vaksina. Çfarë janë duke bërë për vaksina. Me thënë kryeministri nuk mundem me ardh më në Bruksel pa një kontratë për vaksina. Pastaj mobilizohen edhe njerëzit për një kontratë”, ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka thënë se po të nënshkruhej një kontratë për vaksina, do të ndihmohej edhe ekonomia e vendit. Përndryshe, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për uljen e shtesave e pensioneve.

Ai ka thënë se qeveria nuk as koncept ekonomik, kësisoj edhe e ka ngulfatur sektorin e ekonomisë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.