Haradinaj, Kurtit: Mendo përtej koncepteve denigruese

U kam shërbyer të gjithëve, e ndoshta më së shumti Vetëvendosjes. Është për keqardhje që për pak vota më shumë të shkelni mbi çdo parim. Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë. Por, të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e ‘kapjes së shtetit’”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Viti se kreu Ramush Haradinaj dhe partia e tij AAK, u poshtëruan nga PDK-ja.Haradinaj tha se Kurti dhe kolegët tjerë e dinë se koalicionit i ka shërbyer “me besnikëri prej ditës së parë deri në të fundit”.
“U kam shërbyer të gjithëve, e ndoshta më së shumti Vetëvendosjes. Është për keqardhje që për pak vota më shumë të shkelni mbi çdo parim.
Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë. Por, të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e ‘kapjes së shtetit’”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/