UBT

Haradinaj: Kurti u dorëzua për taksën, pa ardhur presioni serioz

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100%. Deputeti nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj gjatë fjalë së tij nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se kryeministri Kurti u dorëzua ende pa i ardhë presioni për taksën.

“Kryeministri Kurti dhe kauza e tij politike shume vjeçare, rrotullimi i kamionëve, protestat e përgjakshme. Të gjitha këto për një kauzë të vende bllokimin e Serbisë dhe “bojkotin 860, duaje tënden e Serbia nuk kalon”. Por kjo ideologji nuk shkoi gjatë. Kryeministri veç u dorëzua, akoma pa i ardhur kërcënimi serioz. I shkeli parimet e veta me të cilat e mori mandatin. Shkeli mbi çdo kënd që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se nga vendosja e taksës që Kosova i ka vënë produkteve Serbe, kjo e fundit ka pësuar dëme të mëdha.

“Taksa si fillim e goditi Serbinë ekonomikisht dhe uli rolin e saj në organizata ndërkombëtare. Serbia asnjëherë të vetme nuk iu përmbajte asnjë marrëveshjeve. Me vendosjen e taksës shteti ynë riktheu suksesshëm rolin e saj si shtet. Kosova nuk po trajtohej më me fusnotë po si një aleat serioz i partnerëve tanë. Presioni për heqjen e taksës nuk i luhati institucionet tona, por u treguan edhe më të fuqishme”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

FIDANISHTJA

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos dorëzohen përballë presionit të Serbisë për taksën.

E seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Derisa përveç diskutimeve në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.