Hidromorava

Haradinaj: Kurti të jap sqarime për dokumentin franko-gjerman

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të jap sqarime për dokumentin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Në seancën plenare të Kuvendit të premten, Haradinaj tha se kreu qeveritar ia ka borxh legjislativit të jap përgjigje për këtë proces.

Megjithatë, sipas tij, s’ka asnjë dokument franko-gjerman, por ka vetëm një i cili është amerikano-evropian.

“Një temë si dialogu dhe ndjeshmëria e kësaj teme e obligon kryeministrin, çdo herë para vendimeve të caktuara të informojë dhe konsultojë parlamentin. Kryeministri i Kosovës nëse nuk e bënë këtë është ka del nga obligimet dhe përgjegjësit e veta. Ka diçka që është shumë me rëndësi lidhur me dialogun dhe ajo çka po i thuhet opinionit. Duhet të jep sqarime për këtë dhe atë më së miri është t’i jep në parlament dhe jo ta ndjekin gazetarët në traktor, por në parlament dhe t’i tregojë Kosovës çka është puna e këtyre dokumenteve. Një dokument franko-gjerman, një dokument i dikujt tjetër. Ia ka me borxh kryeministri t’i tregojë parlamentit se çka është kjo punë. Jo me i dhënë për publik dokumentet sensitive, por për të siguruar popullin se çka është fjala”, tha ai.

Fundamenti

Sipas tij, nuk ka dokument franko-gjerman. “Por është loja e spekulimeve që i bëjnë kuzhina e caktuara. Por ka vetëm një dokument amerikano-evropian, sipas meje po flas dhe kushdo që vjen nga institucionet ndërkombëtare përfaqëson të njëjtin dokument. Munden me qenë francezë, gjermanë, por një dokument është. Duhet t’i tregohet Kosovës a janë shumë dokumente, apo është vetëm një”, tha ai.

Lideri i AAK-së, tha se presidentja, kryeparlamenatari dhe kryeministri, përmes një letre të përbashkët duhet t’i kërkojnë presidentit të ShBA-së, Joe Biden, që të jetë nikoqir i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

“Ajo çka më habit është se pse ne ende po shpresojmë se do të arrijmë sukses në këtë nivel të dialogut. Cili është ky nivel, i Lajçakut, i të ngarkuarve, por ende jo i vendimmarrësve. Të ankohesh në korridore të Kuvendit tonë në njërin nga ata që vjen në Prishtinë nuk fitojmë asgjë. Kjo punë zgjidhet ndryshe. Presidentja, kryeparlamentari, kryeministri një letër të përbashkët presidentit të Amerikës t’i thuhet: ‘I nderuari president është afruar normalizimi i plotë me Serbinë, apo na mirëpret në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruajmë marrëveshjen historike, me njohje reciproke, obligative ligjore gjithëpërfshirëse’. Çdo rrugë tjetër ka me lodhë Kosovën dhe ata që i përfaqësojnë Kosovën dhe munden me sjell pasoja”, shtoi Haradinaj. /Telegrafi/