FIDANISHTJA

Haradinaj: Kurti po e largon Kosovën nga Amerika

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për shkak të qasjes së kryeministrit Albin Kurti, karrshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është shumë larg aleatit strategjik.

Haradinaj ia numëroi Kurtit disa nga shqetësimet e tij, që po ndodhin për shkak të largimit nga politikat amerikane.

Ai ka përmendur Marrëveshjen Ekonomike në Uashington, e deri tek kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar, nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit.

“Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?”

“- Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Uashingtonit;

– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër;

Hidromorava

– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së;

– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme;

– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese;

– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit;

– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.