FIDANISHTJA

Haradinaj: Kurti po e djeg LDK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam ndërmend të shkoj tek zoti Kurti, nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj, në “Debat” te RTK.

Më tek ai ka thënë se Kurti e ka më shumë që të jetë ai në kauzë dhe jo t’u jipen zgjidhje problemeve.

“Kurti ka qëllim që të jetë pjesë e kauzës që është çdo herë në rritje. Ai nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë. Për fat të keq kjo është një kosto e madhe për Kosovën. Një qasje e tillë është e rrezikshme. Është e pakuptimtë pse zoti Kurti nuk fokuson energjitë e veta në krijimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

FIDANISHTJA

Tutje ai ka thënë se ‘koncpeti Kurti është mashtrim’.

“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur vjerrë LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegë. Kështu është duke e mbajtur vjerrë LDK-në edhe tash. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak përqindje e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se ai është duke e endur LDK-në dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet lejuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe me vendin.

“Interesi është që Qeveria Kurti të formohet sa më shpejtë”, ka theksuar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.