HW

Haradinaj: Kurti po do me shku në zgjedhje, por pa ardh në peshore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund ta zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Sipas tij, Vetëvendosje ka numrat e mjaftueshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duke marrë edhe mbështetjen e AAK-së.

“LVV-ja i ka votat për kryetar Kuvendi. Sepse ne që kemi 5 vota të sigurta, plus ndonjë tjetër, sot do të votonim ndoshta për 20 prej kandidaturave të VV-së. Pra i ka votat. VV-ja nuk i ka votat për qeveri, sepse për qeveri nuk votojmë, për Kurtin III jo”, tha Haradinaj në emisionin Debat Plus.

Mobi Casa

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të Aleancës, rreth 20 deputetë të LVV-së do të mund të merrnin votën e AAK-së për kryetarin e Kuvendit.

“Kurti po do me shku në zgjedhje, por pa ardh në peshore. Nuk po don me u pa, duke mos i pas votat për ta bërë qeverinë. Ky është realiteti. Në bindjen tonë si Aleancë janë rreth 20 njerëz të VV-së që ua qesim votën. Pra Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kur do, nesër”, theksoi Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.