UBT

Haradinaj: Kurti përgjegjës për vonesat në krijimin e institucioneve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për gazetarë ka folur rreth zhvillimeve politike në vend dhe vonesave në formimin e qeverisë, duke thënë se partia fituese e zgjedhjeve është përgjegjëse për krijimin e institucioneve.

Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk është pjesë e asnjë negociate me Vetëvendosjen ose Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në sistemin tonë parlamentar partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve”, tha Haradinaj, duke shtuar se dy herë ka formuar qeverinë dhe nuk ka qenë proces i lehtë, raporton Telegrafi.

Ai tha se ende kritikohet për qeverinë e madhe dhe numrin e zëvendësministrave, por sipas tij, nuk ka qenë e lehtë ta sigurojë shumicën për qeverisje.

Mobi Casa

Kryetari i AAK-së tha se ata si parti nuk munden me kërku takim as me LVV dhe as me LDK, pasi sipas tij, praktika është që partia fituese e zgjedhjeve t’i thirr partitë në takime, pastaj partitë vendosin nëse duan të shkojnë ose jo.

Haradinaj, duke folur për zhvillimet aktuale dhe çështjen e mandatarit tha se nuk mundet partia e dytë ta krijojë qeverinë, derisa nuk ka situatë të re.

“I pari krijon qeverinë tash për tash, derisa nuk ka situatë të re…”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.