Hidromorava

Haradinaj: Kurti në vizitë turistike derisa qytetarët e Deçanit ishin në gjendje të tmerrshme

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për helmimin e qytetarëve ne Deçan. Ai thotë se situata ishte shumë e rëndë. Ka kritikuar institucionet e vendit për vonesë të reagimit.

“Ka qenë një gjendje lufte, gjendje e tmerrshme, shumë pacientë me simtope mjaft të vështira’, thotë Haradinaj.

“Gjatë ditës së djeshme ka qenë e vështirë, sot për fat të mirë është qetësuar gjendje por tash në mbrëmje prapë po vazhdojnë”, shtoi ai për RTV Dukagjini.

Ish-kryeministri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili sipas tij, po qëndron në një ‘vizitë turistike” në kohën kur qytetarët janë në vështirësi.

“Reagim s’ka, ka vizita turistike të presidentes, të kryeministrit por reagim nuk ka”, tha Haradijan.

“Greqia është pak orë larg prej këtu. Pra mundesh me u kthy në çdo kohë. Nuk e shoh cila është pesha e agjendës së kryeministrit më tutje. E marrë vesh që ka qenë në një seminar atje, ka zhvilluar një takim a dy. Nuk e kuptoj pse duhet me vazhdu turizmin në Greqi nëse ke situata në vendin tënd…Nuk po flasim për dhjetëra, por janë mbi një mijë njerëz me simptome bukur të rënda’, tha Haradinaj.

“Në situata të tilla së pari mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe vlerësohet gjendja dhe ndërmerren masat emergjente”, shtoi ai.

Uji Dea

Haradinaj kritikoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“MSH nuk ka sjell një kontingjent ilaçesh, ka reagu me vonesë. Është e habitshme kjo qasje e tillë”, tha Haradinaj.

Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK’së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi ndërsa Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit që të mos konsumojnë ujin nga “Hidrodrini”, derisa të përcaktohet shkaku i helmimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.