UBT

Haradinaj: Kurti ka ndërtuar një kala prej letre, e cila do të bie ashtu siç edhe është ndërtuar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së ministre së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se BE-ja pa ShBA-në dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre.

Sipas Haradinajt “skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zmbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.

Fundamenti

“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”, tha Harandinaj.

Ndërsa Gërvalla, duke folur në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë./Telegrafi/