United Hospital

Haradinaj: Kurti ka marrëveshje me Vuçiqin për heqjen e taksës

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka folur për njoftimin e djeshëm nga pasuesi i tij në krye të Qeverisë, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj produkteve nga Serbia.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë ai.

HW

Haradinaj ka shtuar se ja ka kthyer letrën, duke i treguar që është gati që të ulen e të bisedojnë

“Ajo që ka ndodh dje është lajmërim për heqje të taksës pa kushte dhe kundërvlerë për Kosovën. Ajo që na bon përshtypje është copëtimi i vendimit. Copëtimi është bërë që ta mashtrojë Kosovën. Janë kurthe retorike “kushtëzimet” që ofron kryeministri Kurti për heqjen e taksës”, ka thënë Haradinaj.

“Absurdi i parë është heqja e taksës për lëndën e parë me 15 mars. Heqja e taksës pa kushte shoqërohet me lutje dhe pritje se Serbia të jetë konstruktive. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet i Kurtit që Vuçiq t’i fitojë zgjedhjet. Shihet që ka marrë veshje mes dyve dhe çmimi janë votat e Listës Serbe për qeverinë Kurti”, tha ai. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.