GRANDEMALL

Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, nuk ka të bëjë vetëm me Jasharin por me 20 mijë mësimdhënës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dalë në krah SBASHK-ut dhe sindikatave tjera në lidhje me kërkesën për rritje të pagave prej 100 euro.

Haradinaj në RTV Dukagjini thotë se ka kaluar një kohë e gjatë dhe Kosova është pa ligj dhe rritje të pagave.

“Është shumë e pakuptimtë për mua mos gatishmëria e Kurtit për të pranuar një kërkesë shumë minimale. Vërtetë kjo kërkesë për ngritje të pagave për 100 euro është vërtetë minimale. Unë nuk po e përhahi grevën por kërkesën legjitime të mësimdhënësve për 100 euro më shumë në pagë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se Qeveria duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë minimale për rritje të pagave.

Uji Dea

“Kurti duhet ta lërë inatin, ta kuptojë se nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharin, por ka të bëjë me 20 mijë mësimdhënës, të cilët kanë qenë pararojë e proceseve në vazhdimësi. E këshilloj Kurtin, se kjo kërkesë është minimale, habitem sa e kanë duru kurtin Sindikatat, nuk e kuptojë këtë logjikë të Kurtit”, ka thënë ai.

Duke komentuar lidhjet e mundshme politike të Rrahman Jasharajt me ish partitë e PAN.

“Në vendet demokratike duhet të ekzistojë debati trepalësh, ku sindikatat janë partnerë. Ne kemi respektuar atë parim atëherë dhe kemi negociuar me Jasharajn Ligjin e Pagave. Ne kemi pasur një negociam mjaft të vështirë me Jasharajn për Ligjin e Pagave”.

Haradinaj thotë se është logjikë e gabuar të etiketohen sindikatat si armiq të qeverisë apo shtetit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.