Haradinaj: Kurti do të manovrojë me gjuhë, por do ta nënshkruajë marrëveshjen me Asociacionin brenda

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti herët apo vonë do të pajtohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe do të mundohet ta kamuflojë atë, duke manovruar me gjuhën.

Haradinaj tha se pajtueshmëria e Kurtit për Asociacionin do ndërlidhet nga prezenca e këtij kushti brenda marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, të cilën tha se Kurti do ta nënshkruajë.

“Dalja, exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet po ose jo në Asociacion, por të thuhet po për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme ta trajtosh asociacionin vetëm si asociacion. Unë besoj se Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila ka brenda edhe Asociacionin, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj për Blic.

Haradinaj tha se taktika se si ka funksionuar Qeveria Kurti deri tash është fajtor për situatën në veri.

“Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te Asociacioni si vend dhe të mbesim në Aasociacion … Kurti duhet ta ketë guximin që t`i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare të ulemi në marrëveshje finale dhe ta shprehë gatishmërinë që të marrë obligime në marrëveshje finale por jo një nga një, obligimet një nga një qoftë Asociacioni, qoftë të tjera, janë të vonuara. Mund të realizohet kjo në kuadër të marrëveshjes finale dhe ky presion amerikan ndaj Qeverisë është një lloj ndëshkimi për këtë taktikën guerile dhe dëmet që i ka sjell kjo taktikë sovranitetit të vendit në veri”, deklaroi lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Tutje, Haradinaj theksoi se marrëveshja finale e ka njohjen reciproke në përmbajtje.

“Marrëveshja në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto. Sipas bindjes time është edhe de juro, vetëm mungon vendosja e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njohura, por ekziston njoha që Serbia i bënë Kosovës në planin ndërkombëtar. Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur me të drejta për OKB, BE dhe NATO, por nuk ka gatishmëri për të vendosur marrëdhënie bilaterale në këtë kohë”, thotë Haradinaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS