Haradinaj: Kurti bëri mirë që e pranoi propozimin e BE-së, koha të hiqen sanksionet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti, bëri mirë që e pranoni propozimin e BE-së për Asociacionin, raporton Ekonomia Online.

Mobi Casa

Sipas tij, tash është koha që unioni t’i heq masat e vendosura ndaj Kosovës. “Jemi ndier mirë kur PE ka miratuar rezolutën për sulmin terrorist në Banjskë. Dje Kosova ka bërë një hap të madh përpara dhe Kurti e ka pranuar implementimin e draftit nga pesëshja evropiane. Sipas meje, zhvillimet e djeshme, BE-ja duhet t’i heq sanksionet”.“Është e pakuptimtë dhe besoj se edhe presidenti Macron që Kosova i ka mbajtur fjalët dhe se plani franko-gjerman janë konfirmuar dje për zbatim. E lus BE-në që t’i heq sanksionet dhe e ftoj Kurtin që në etapa tjera të mos e kthej Kosovën prapa”.