Hidromorava

Haradinaj kundër zgjedhjeve të parakohshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Haradinajt, edhe qeveria u shkarkua shumë shpejt, por edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do të ishte po ashtu shpejt.

“Edhe zgjedhjet janë një opsion. Edhe qeveria u rrëzua shpejt, por edhe të shkosh në zgjedhje është po shpejt. Kemi përpara zgjedhjet për komunat, edhe zgjedhjet për presidentin. Tani është e pamundur të shkohet në zgjedhje. Do të kemi me shumë mundësi një qeveri të përkohshme, ose siç e kam quajtur unë qeveri e unitetit kombëtar, tha Haradinaj në Syri TV.

Mobi Casa

“Humbja kaq shpejt e besimit mes partnerëve në koalicion kërkon një studim të thelluar. LDK është parti e djathtë, ndërsa VV e majtë. Nuk është hera e parë që ndodh, por u pa një dobësi shumë e madhe në menaxhim”, shtoi ai.

Sipas Haradinajt, “të shkarkosh Agim Veliun, që është nënkryetar i parë, Kurti nuk ka bërë mirë. Pa një kafe me zotin Veliu, pa një kafe me zotin Mustafa. Këtu ka një problem serioz. Është habi si ka ardhur deri te shkarkimi…”.