ARKATANA

Haradinaj: Kufiri është në Qakorr e Kullë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në televizonin publik, tha se kufiri me Malin e Zi është në Qakorr dhe Kullë.

Haradinaj tha se Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, nuk ka nevojë askush t`u jap obligime.

“Kufiri është në Çakor edhe në Kullë nuk ka nevojë këkrush me na tregu për disponimin e tjetërkujt, nuk ka nevojë askush me na dhënë leksione të çfarëdo natyre”, tha Haradinaj.

Ai se pa rezultate të Komisionit nuk ka çka të bisedojë me Malin e Zi.

FIDANISHTJA

“Aktualisht unë s’kam ndonjë kërkesë konkrete për Malin e Zi sepse unë pres me i gjetë të gjeturat e Komisionit. Dua ta di se çka kam në dorë dhe çka po synoj por kuptohet se s’ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Pse e ka ratifiku Mali i Zi kjo nuk na obligon ne”, tha Haradinaj për televizionin publik.

“Ky Komision sot ka fillu punë zyrtarisht dhe ky e gjen të vërtetën se çka ka ndodh në procesin paraprak, ku janë lëshimet, ku janë gabimet dhe atë të vërtetë do të na e raportojë Qeverisë, parlamentit dhe popullit, por edhe miqve. Kur e kemi atë të vërtetë do të analizojmë se në çfarë drejtimi me shku me këtë temë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave ai tha se nuk ka dëshirë të jetë pengesë e liberalizimit, por shpreson që çështja e Demarkacionit do të kryhet në afat të shpejtë, por pa dhënë datë të caktuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.