Hidromorava

Haradinaj: Kryeministri tentoi ta trafikojë demarkacionin në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po e sheh marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje të cilën kryeministri Isa Mustafa po tenton ta “trafikoj” në kuvendin e Kosovës, kështu duke e krahasuar me ligjin fillestar për Trepçën.

“Në rastin e ligjit për Trepçën, provoi një kohë me e trafiku një ligj të gabuar. E kanë sjellë një ligj të gabuar nuk e kemi mbështet, ka ardhur ligji i dytë ne e kemi votuar. Mundet edhe demarkacioni të rregullohet, ne e votojmë. Mirëpo tani kryeministri po thotë hajde të pajtohemi që Kosova nuk është zvogëlua, por Mali i Zi është rritë. Kjo është hajgare ordinere, ky është tipik trafikim, e këtë ka tentuar ta bëj edhe me Trepçën” ka thënë Haradinaj në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sipas tij mundësia është e hapur që opozita dhe pozita të nënshkruajnë një marrëveshje për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë që beson që as Mali i Zi nuk do ta kundërshtoj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes politike do të definohet se cili do të jetë procesi i rishikimit ka thënë Haradinaj.

“Ne jemi për me arrit një deklaratë të përbashkët politike që të rishikohet procesi. Nuk e shohim zgjidhjen përmes një veprimi, ne e shohim shumë të arsyeshme nënshkrimin e një marrëveshje për rishikim. Pastaj definohet çka është procesi i rishikimit, a do të behet përmes matjeve apo çfarë. As Mali i Zi nuk është kundër. Ata kanë deklaruar disa herë që nuk kanë ndonjë pretendim territorial ” ka deklaruar Haradinaj

Ndër të tjera ai ka thënë që nuk kërkon përgjegjësi politike, nuk është tepër domethënëse se kush ka gabuar, me rendësi është që procesi të përfundoj sa më shpejt, ngaqë qytetarët po humbin me vonimin e liberalizimit të vizave.

——————————–

ARKATANA

Haradinaj: Isa Mustafa kryeministri më i dobët, i gatshëm për koalicion me Pacollin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke provuar ta krijojnë një koalicion edhe me partinë e Behgjet Pacollit, AKR, për ta formuar qeverinë e radhës.

Ai ka thënë se koalicioni me Nismës është duke shkuar mirë si koncept.

Haradinaj e ka vlerësuar si kryeministër Isa Mustafa është shumë i dobët.

“Rrëzimi i Isa Mustafës, nënkupton edhe rrëzim të kadi veselit. Nëse vjen një mocion votë besimi në Kuvend, ne do të themi po, por nuk kemi partneritet me PDK-në, se në fund të fundit Isa Mustafa është e arritura e fundit e së keqes në qeveri. Si kryeministër është shumë i dobët, nuk po e them këtë që është i LDK-së, por si person”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë se me VV-në nuk kanë partneritet, sepse nuk iu ka ecur, por ka thënë se partneriteti më këtë parti ka pasur efekt në ndaljen e proceseve të dëmshme.

“Partneriteti me VV ka pasur qëllim me i pengu disa procese të dëmshme, edhe unë i jam mirënjohës VV për rolin në këto tema. Kur kemi filluar me ndërtu një partneritet të qeverisjes, nuk na ka ecur”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.