FIDANISHTJA

Haradinaj: Kryeministri sot na ka mashtruar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për fjalimet e tij në seancën për 7 marsin dhe në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka mashtruar dhe sipas tij, ka mbajtur fjalime të cilat nuk përmbajnë ndonjë shifër apo plan konkret për mësimdhënësit apo fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Kryetari i AAK-së ka thënë se në fjalimet e tij kryeministri Kurti u ka dhënë edukim moral.

Mobi Casa

“Ne dëgjuam dy fjalime të kryeministrit, edukim moral na dha të gjithë neve, nuk dëgjuam asnjë numër, asnjë shifër, nuk funksionon kështu ju lutem, i kemi ndarë detyrat, ne i kemi dhënë detyra kryeminsitrit dhe qeverisë, qeveritari u thotë prindërve prindëroni, e kush i thotë qeveritarit qeveris, ju duhet me i thënë, deputetët, sidomos ju deputetët e shumicës mos e leni me vazhdu këtë retorikë mashtruese për çdo temë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti është dashur të flas për veprimet që i ka ndërmarrë deri tani për sektorin e arsimit apo për gratë dhe planet për të ardhmen.

“Kryeministri sot na ka mashtruar, pse në pikën e parë të rendit të ditës në seancën e parë ky njeri ka mundur me dhënë një listë të veprimeve çka ka ndërmarrë qe një vit qeverisës në përmirësimin e pozicionit të mësuesit, apo të prindit, apo të nxënësit, dhe ato jo vetëm financiar dhe material, edhe të natyrave të tjera. Pikërisht atij morali që mundohej me ua dhënë mësuesve, njëkohësisht mundet me parajamëru veprime që ka ndërmarrë nga dita e sotme deri në një ditë tjetër, me përmirësu pozitën e mësuesit në Kosovë. Për epopenë e arsimit, ky duhet me tregu çka po bënë si qeveri dhe si do të ndodhë ajo epope. Nuk funksionon kështu, nuk jemi duke e kuptu pse e merr rrogën kryeministri”, është shprehur Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.