Hidromorava

Haradinaj kritikon mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri: Masat e dy qeverive prej panikut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Në një intervistë me Ora News, Haradinaj tha se disa prej masave kanë qenë të gabuara.

“Mund të konstatojmë që Kosova në tërësi për fatin e mirë nuk ka pasoja të mëdha sa i takon jetës së njerëzve e shëndetit. Pasojat më të mëdha i kemi në ekonomi. Mendojmë se disa prej masave ka qenë të gabuara. Disa prej ndalimeve kanë qenë të gabuara. Kosova ka popullsi të re, jemi vend rural dhe ka ekzistuar mundësia që të lejonim veprimtaritë në bujqësisë dhe në ndërtim. Pasojat më të mëdha i kemi në ekonomi”, tha ai.

FIDANISHTJA

Haradinaj thotë se është gabim i madh mbyllja e kufijve Kosovë-Shqipëri gjatë kësaj periudhe, transmeton KP.

“Mungesa e komunikimit Kosovë – Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona. Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë… Ne kemi pasur një konflikt me kryeministrin Rama sa i takon një teme të vetme, mënyra e arritjes së një marrëveshje për njohjen reciproke. Unë kam qenë i vendosur që për arritjen e një marrëveshje me Serbinë mos cenohen territoret. Me kryeministrin Rama kemi pasur këtë thyerje, por jam përpjekur të kompensoj. Unë shpreh respektin vëllazëror për të gjithë komunitetin shqiptar. Jam habitur me mbylljen e kufirit Kosovë- Shqipëri, ndoshta nuk kishte pse të mbyllej plotësisht. Po flas për njerëzit se qarkullimi i mallrave është lejuar. Shoferë nga skaje të botës kanë ardhur në Kosovë e nga Kosova në Shqipëri. Është tepruar me këtë ndalesë. Ka dhe ndalesa të tjera të palogjikshme, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë për të ardhmen”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.