Eko Higjiena

Haradinaj kritikon ashpër Vetëvendosjen

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në zona B të Klan Kosovës ka folur për protestat gjithëpopullore dhe për veprimet brenda Kuvendit. Ai ka thënë se nuk nuk ka pasur iniciativa për “djegien”e Kuvendit por parapëlqen protestën popullore.

“Nuk besoj se ka iniciativa me kall Kuvendin. Unë kam qenë ithtar dhe mbetëm ithtar i protestës masive qytetare dhe nuk ka dert që puna nuk është kryer qatë ditë se asnjë punë nuk është kryer për një ditë”.

“Kundërshtimi në formën e protestës edhe të produkteve pas protestës është dashtë të mbahet në ekuilibër pra nuk kemi guxuar që protesta me kalu në produkt”.

“Pra qëllimi ka qenë protestë masive qytertare, shumë e edukume, shume e avancume, por jo me kalu në ndonjë situatë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së, partia e të cilit ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Nismën e Fatmir Limajt ka folur edhe për mundësinë e marrjes së deputetëve të pakënaqur nga partitë në pushtet, dhe të bëhen pjesën e këtij koalicioni.

Ai ka thënë se shumë deputetë i janë ofruar tashmë koalicionit AAK-Nisma.

“Kemi plotë deputetët në LDK që nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë së tyre. Kemi deputetë të pavarur që nuk janë të kënaqur”.

“Kemi edhe struktura brenda tjerave parti ose nga PDK ose nga të gjithë ne jemi të hapur që të krijojmë boshtin fitues që buron nga opozita”.

Hidromorava

“Ajo që është me rendësi unë nuk kam shkuar nga marrja e deputetëve prej grupe parlamentare”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për largimin e deputetes tashmë të Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi.

Ai thotë se respekton vendimin e saj por shton se ajo ka mundur të zgjedh një mënyrë tjetër për tu larguar.

“Është një kolege që ka vendos ndryshe, ne e respektojmë vendimin e saj, e vetmja gjë është se si ka vendos ajo me shku, ndoshta ka mujt me bë në një formë ndryshe me ardh ne takim të kryesisë me thanë rrugët tona ndahen krejt në rregull”.

Ndërkaq, për partinë ku ka shkuar Kadaj-Bujupi, Haradinaj ka kritika.

Ai thotë se partia që udhëhiqet nga Visar Ymeri kërkon ta forcojë vetveten dhe jo “opozitën”.

“Vetëvendosje duke mendu vetëm ajo e garanton ndryshimin ka shku në logjikën e forcimit të vetvetes por jo të opozitës, por ky është një veprim i gabuar”.

“Në rast në rrugëtim e sipër i’a jep ndjenjën një partneri që krahas kundërshtimit do ta shohësh vetëm përforcimin e vetvetes nga ata që po të ndihmojnë nuk e ka logjikën e duhur”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.