RCCOLA

Haradinaj: Kosova t’i kundërvihet veprimeve të fundit të Serbisë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Ngritja e përmendores së Car Lazarit në veri të Mitrovicës, vendosja e kurorave në Koshare për paramilitarët serbë, simbolet nacionaliste në Gazimestan si dhe ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, janë veprime të papranueshme për Republikën e Kosovës.Kështu ka thënë gjatë një interviste për portalin “Indeksonline” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke bërë të ditur se institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të ndërmarrin masa ndaj këtyre akteve.

Ai thotë se politikanët dhe intelektualët serbë kanë qëllime ta ruajnë historinë e tyre karshi shtetit tonë. Kreu i AAK-shprehet i bindur se nëse vazhdohet të ketë ndërhyrje të tilla të Beogradit, atëherë mundet të ketë pasoja afatgjate për Kosovën.

“Në Beograd por edhe në qarqe të tyre politike, intelektuale, të historianëve të tyre te feja, në këtë rast te Kisha, e kanë si qëllim në një mënyrë ruajtjen e të drejtës historike për Kosovën sipas tyre. Pra, ata po vazhdojnë në një mënyrë të punojnë intensivisht që të dëshmojnë se Kosova është e tyre. Njëjtë është edhe “Beteja e Kosovës”, njëjtë janë edhe zhvillimet e fundit, pra në atë frymë janë. Për fat të keq Kosova është jo e zgjuar ose është në gjumë dhe disi problemet e veta nuk po arrin t’i kuptoj që kjo mundet të ketë pasoja afatgjata. Kosova duhet t’i kundërvihet një logjike të tillë të çfarëdo të drejte të Serbisë mbi Kosovën. Pra është njëra prej temat kyçe e Kosovës është me ju kundërvu çfarëdo logjike, insistimit të Serbisë se gëzon apo mban ndonjë të drejtë për Kosovën qoftë edhe historike”, ka thënë ai.

Me ligj të ndëshkohet Serbia

Gjatë kësaj interviste, Haradinaj thotë se duhet të bazohemi me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës dhe pastaj të bëhet pengimi ndaj akteve të dëmshme që Serbia po ia bënë Republikës së Kosovës. Kurse rastin e ish-ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve, Aleksandër Jabllanoviq, për vendosjen e luleve në Koshare, Haradinaj e cilëson si pjesë të një skenari më të gjerë të Beogradit.

UBT

“Kosova duhet t’i kundërvihet qëllimit të Serbisë që të dëshmojë se mban apo ruan të drejta apo histori ose privilegje në Kosovë. Të gjithë këto procese që janë të sinkronizuara Kosova duhet t’i bëjë në mënyrë institucionale, ligjore dhe Kushtetuese, pra pengimin e veprimeve të tilla, jo vetëm të Jabllanoviqit apo të kujtdo qoftë tash apo në të ardhmen apo në etapa tjera, Kosova duhet ta ketë planin e vet me ju kundërvu qëllimeve të Serbisë për me dëshmu se ka të drejta në Kosovë”,është shprehur ai.

Duke përmendur vendosjen e përmendoreve të “heronjve” serbë, Haradinaj thotë se vendi ynë fuqishëm duhet të dëshmojë se Serbia nuk është më pjesë e Kosovës.
“Është një plan më i madh që duhet me u ndërmarrë e jo me u bë edhe ndonjë akt. Para një kohe kemi pas lapidar për krralin Milutin, tani kemi për princin Lazar, kemi rastin e homazheve në Koshare, e kemi Vidovdanin, me parola e me të gjitha ato që ndodhin që vërtetë është një përpjekje e madhe e Serbisë me dëshmu se ende është në Kosovë. Duhet ta shohim fotografinë e plotë, nga “Lugina e Diellit” nga Princi Lazar, manifestimet e fundit e deri tek ajo që ndodhi në Koshare e cila është direkt ofendim i asaj që ka ndodhë”,është shprehur ai.

Lazari nuk ishte “CAR”
Kryetari i AAK-së ka folur edhe për propozimin e tij lidhur me ngritjen e një memoriali për luftëtarët shqiptarë të Betejës së Kosovës.

Sipas Haradinajt, Kosova duhet të ngritë memorial për luftëtarët shqiptarë, për ushtritë shqiptare, i cili memorial nuk kundërshton historinë e askujt por vetëm jep të drejtën e shqiptarëve dhe të vërtetën tonë.

“Kam propozuar ngritjen e një lapidari për luftëtarët shqiptarë të betejës 1389, të Betejës së Kosovës. Meqenëse princat shqiptarë të asaj kohe që kanë qenë në të njëjtin rang sikurse edhe princi Lazar. Ai nuk ka qenë “Car” sepse nuk ka pas në atë kohë në Ballkan por ai ka qenë një princ dhe njëri nga princat që ka marrë pjesë në “Betejën e Kosovës” dhe si i vrarë e kanë mitizuar. Në Ballkan nuk mundet me u vendos ekuilibër as paqe pa u njohur e drejta dhe e vërteta shqiptare, pa u pranu realisht”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/