ARKATANA

Haradinaj: Kosova synon të jetë ofrues i sigurisë rajonale dhe globale si anëtare e NATO-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova synon të kthehet në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale përmes angazhimit aktiv si anëtare e NATO-së.

Kështu ka thënë Haradinaj në 25-vjetorin e hyrjes në NATO të Çekisë, në ekspozitën fotografike të organizuar nga Ambasada çeke në Kosovë.“25 vjet më parë, më 12 mars, Çekia bashkë me Poloninë dhe Hungarinë u bënë vendet e para nga ish Pakti i Varshavës që u bashkuan me NATO-n. Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e historisë, si për Çekinë ashtu edhe për NATO-n. 12 ditë pas anëtarësimit, këto shtete i’u bashkuan shteteve demokratike në krye me Amerikën në fushatën 78 ditore të bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë fund regjimit kriminal të Millosheviqit.Sot pata nderin t’i bashkohem Ambasadorit Çek, Bohumil Mazànek ne ceremoninë e hapjes së ekspozitës fotografike “Njëzet e pesë vitet e Republikës Çeke në NATO””, ka thënë Haradinaj.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka shtuar se Kosova synon të jetë ofruese e sigurisë rajonale dhe globale duke qenë anëtare e NATO-së.“Si Kosovë duhet të synojmë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, si anëtar krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s udhëhequr nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.