Uji Dea

Haradinaj: Kosova peng i dialogut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë që ai ka qenë kundër kyqjes së Kosovës në dialogun egzistues për shkak se sipas tij ky dialog nuk po ka efekt raporton “Zeri.info”.

“Në Bruksel herën e fundit kam thënë që kjo fuqi e dialogut nuk është e mjftueshme që të zgjidh çështjen Kosovë-Serbi. Aty më është thënë që nuk po e kuptojmë atë që po e kërkoj. Aty më është thënë edhe që ju i kryeni këto përmes marrëveshjeve që i zbatoni”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj bëri të ditur edhe se ai ka kërkuar një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve, pasi sipas tij Kosova është peng e kësaj situate.

FIDANISHTJA

Ndërsa duke folur për ultimatumin që Serbia i ka dhënë Kosovës me Asociacionin e Komunave Serbe, ai tha se kjo është vetëm taktik e përdorur nga ta.

“Nuk kam mundur me u marr me Asociacionin sepse është dasht të zgjedh çka mund të pres. Ultimatumi i serbëve është taktik që përdoret në këto situata që përdoret që ti mos të reagosh në këso situata”, tha ai.

Duke e quajtur si proces serioz, nismën e Qeverisë për Asociacionin, ai tha se që nga momenti që kemi filluar zbatimin e kësaj marrëveshje, kjo nuk i ka konvenuar shtetit serb./Zëri