GRANDEMALL

Haradinaj: Kosova nuk pranon zgjidhje të keqe me Serbinë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosova jeton pa zgjidhje me Serbinë por nuk do të jetojë me zgjidhje të keqe, thotë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Këto komente kreu i Qeverisë i bëri gjatë shënimit të 19 vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit nga shteti serb.

Nga vendlindja e tij, Haradinaj ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të ndalet së punuari në të mirë të vendit.

“Gjatë gjithë kohës sa do të punojë do të prijë me vendime, do të prijë për njerëzit tanë do t’ju prijë njerëzve pikërisht në këto vendime. Por, ka me ardh dita që secili ka me pa vlerën e vet, veprën e vet, punën e vet. Unë nuk i druhem drejtimit që kam, nuk i druhem obligimeve që i kam marrë, nuk ndalem. Unë nuk ndalem as nga frika se do të tradhtojnë shqiptarët për të drejtën e Kosovës, e mos me e përfaqësua Kosovën. Ju siguroj që Kosova nuk pranon zgjidhje të keqe, Kosova jeton pa zgjidhje me fqiun po nuk do të jetojë me zgjidhje të keqe”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe problemet në Ballkan– të kthehen të drejtat e shqiptare që u janë marrë me shekujt.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë pasur lakmi asgjë që nuk është e tyre, nuk kanë synuar toka e territore të askujt.

“Shqiptarët nuk munden me u pajtua me kurrkënd që mendon se ende mundet me marrë prej shqiptarëve. Besoj që kjo porosi vërtetohet sot, vërtetohet nesër, breza do të ndryshojnë, breza e breza do të vijnë, por e vërteta, e drejta dhe porosia që mos synoni paqe në Ballkan duke marrë prej shqiptarëve nuk e qet më kush në pikëpyetje. As për të gjallë tonin, të atyre që kemi qenë në UÇK, por asnjëherë më, për aq sa jetojnë shqiptarët në Ballkan. E them këtë sepse janë bërë përpjekje me qëllim, mijëra herë me u ndal tragjeditë në Ballkan, pikërisht për ata që i kanë këto përpjekje qëllimmira nëse dëshironi vërtet me u ndal tragjeditë në Ballkan atëherë balanci vendoset duke iu kthyer e drejta shqiptarëve, një e drejt padrejtësisht e marrë. Duke i respektuar ata në Kosovën e pavarur, duke i afruar në familjen euroatlantike”, tha ai.

Mobi Casa

Sipas tij, ky do të ishte fundi i tragjedive në Ballkan.

Për ditën e Çlirimit të Komunës së Deçanit ka folur kreu i kësaj komune Bashkim Ramosaj.

Ai tha se ngjarja kulmore e një populli është dita kur vjen liria, prandaj sipas tij, qytetarët e Deçanit me vite e pritën këtë ditë.

“Data 16 qershor sot e 19 vite me parë u fut në analet e historisë për të ngelur gjithmonë data më e veçantë. Data kur trupat e UÇK-së të udhëhequr nga legjendari, komandanti emblematik i Dukagjinit Ramush Haradinaj, hynë në Deçanin e nderit dhe të burrërisë. Ngritën flamurin e fitores së madhe, flamurin e gjakut të lirisë, flamurin e çlirimit përfundimtar. Shumë gjenerata nëpër shekuj bënë përpjekje titanike për të arritur deri tek kjo ditë që ne po e shënojmë sot”, tha ai.

Kreu i Deçanit tha se nderi, lavdia dhe përjetësia ju takon dëshmorëve të atdheut, që janë edhe bazamenti i shtetit të Kosovës.

Deçani e filloi shënimin e kësaj dite me ceremoni solemne ën kuvendin komunal.

Ndërkohë, ditën e Çlirimit sot e ka shënuar edhe qyteti i Pejës./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.