Haradinaj: Kosova nuk ka Presidente

Për tejkalimin e krizës politike në vend, zgjidhja ekziston dhe ajo është e thjeshtë: o tërheqja, o dorëheqja. Zmbrapsja e Qeverisë mbetet opsioni i vetëm dhe në rast se kryeministri Isa Mustafa mendon se këto marrëveshje do të ketë zbatim është duke gabuar. Këto janë disa nga vlerësimet e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj ka thënë mes tjerash se nuk e sheh të si opsion përfshirjen epresidentes së vendit Atifete Jahjafga për tejkalimin e krizës politike, pasi që sipas tij “Kosova fatkeqësisënuk ka institucionin e Presidentit”.
Për të parin e AAK-së, e fundit në Kuvendin e Kosovës ku sërish u hodh gazi lotsjellës është reflektim i asaj që nuk ka reflektim nga Qeveria për tërheqjen e këtyre marrëveshjeve.
Sipas Haradinajt, zgjidhja tashmë është e qartë dhe e thjeshtë.
“Ekziston zgjidhja, situate është bukur e thjeshtë realisht ne kemi lënë opsion, opsioni i parë në deklarimin tonë të djeshëm ishte tërheqja e Marrëveshje ve që janë të dëmshmepër Kosovë, e Asociacionit të Komunave Serbe,e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pra ekziston zgjidhja. Në rast se nuk bëhet kjo atëherë kemi kërkuar që të dorëhiqet qeveria e vendit, të shkon vendi në zgjedhje dhe institucionet që dalin pas zgjedhjeve të vendosin për hapat e mëtejmë, pra ka zgjidhje edhe zgjidhja edhe ekziston është në vendimin e Qeverisë me heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën”, tha Haradinaj.
Aksionet e ndërmarra nga opozita, sipas Haradinajt kanë ndikuar që të mos ketë zbatim të këtyre marrëveshjeve.
“Ne na vjen mirë, e hetojmë që këto zhvillimet në Kosovë nuk e kanë lejuar zbatimin e marrëveshjeve, asnjëra nuk është zbatuar dhe nuk do të zbatohet, pra mund të insiston në këtë rast. Unë nuk po i them kryeministër se nuk është kryeministër ai që insiston me zbatua marrëveshjen se humbim territor të vendit të tij. Isa Mustafa mund të insistojë me u zbatu marrëveshje që lidhen vetëmme shtëpinë e tij, por jo me Kosovë, territori është i të gjithë neve, e kemi thënë disa herë, e themi prapë, nuk mundet me u zbatu jo vetëm ai, por edhe askush tjetër”, tha Haradinaj.
Ai vlerëson se tashmë presioni nga opozita është bartur edhe në Beogradin zyrtarë përmes mekanizmave dhe institucioneve të BE-së, të cilat tashmë kanë kuptuar se nuk mund të marrin më asgjë nga Kosova, në mënyrë që Serbia të avancojë tutje drejtë integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian.
“Po më vjen mirë që presioni është bartë në Beograd nga bashkësia ndërkombëtare, se është kuptuar se Kosova nuk mund të jep asgjë më tutje që Serbia të avancojë drejt BE-së. Pra, zhvillimit e fundit opozitare e kanë kthyer presionin në Beograd. Në rast se Serbia duhet të shkojë drejt BE-së duhet të pastrojë marrëdhëniet me Kosovë. Po këto zhvillimi të opozitës, opozita vetëm se e ka mbërri këtë sukses, ndërsa në rast se kryeministri Mustafa vazhdon të besojë se ai është i mandatar me i zbatuar këto marrëveshje e ka gabim, nuk do t’i del ashtu”, tha Haradinaj.
Deklarimet e ditëve të fundit se opozita po shfrytëzonkundërshtimin e këtyre dy marrëveshjeve vetëm sa për t’i ikur Gjykatës Speciale, Haradinaj i ka quajtur si mënyra të sponsorizuara për të kundërshtuar dhe etiketuar opozitën. Sipas tij, ai vet personalisht ka kaluar të gjitha filtrat e drejtësisë ndërkombëtare lidhur me luftën e fundit në Kosovë, dhe se çështja e Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi shkojnë përtej çdo gjykate që mund të krijohet në vend.
“Janë të sponzorizume të gjinden mënyra të ndryshme me na anatemua, me na kundërshtua, me na etiketu, me na dhënë shpjegime. Ne vet japim shpjegime, të gjithë jemi mbi 18 vjeç, opozita i jep vet shpjegimet e veta. Territori i Kosovës vlen me Gjykatë dhe pa gjykatë. Sot fola me axhën e Ardian Krasniqit, Hajla e Vranovcit është Bjeshkë e Kosovës dhe nuk e japim. Me Gjykatë pa gjykatë, me 100 gjykata çka do të jenë nuk e japim territorin e vendit tonë. Janë qëndrime vërtet sovraneedhe nuk lejojmë që Serbia që nuk e njeh Kosovën që na ka në preambulë me pas një instrument brenda nesh, brenda rendit tonë kushtetues me vendos për ne. Nuk do të lejojmë këtë. Ne kemi luftuar që ta ndahet Kosova prej Serbisë edhe kemi dhënë jetë njerëzisht, janë gjëra shumë të vlefshme, shumë të mëdha sesa një Gjykatë dhe elementet e kësaj gjykate. Ndërsa dihet po ashtu se unë i kam kaluar filtrat e drejtësisë ndërkombëtare në rast se po flasim si individë, të nivelit më të lart se kjo gjykatë”, tha Haradinaj.
Dialogu me liderin e LDK dhe kryeministrin Isa Mustafa dhe liderin e PDK-së Hashim Thaçi, nuk është një opsion të cilin kryetari i AAK-së e përjashton, por në momentin kur ata të reflektojnë.
“Jemi për dialog por jo për dialog që përdoret si mbulesë, me u zbatu marrëveshjet. Pra ne të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë, janë me pengu zbatimin dy marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri Mustafa. Në këtë rast të Asociacionit të Komunave që ka nënshkruar kryeministri Mustafa dhe demarkacionit që ka nënshkruar zotëri Thaçi. Pra nuk do të lejojmë që me u bë instrument, i mbulesës për me ndodh zbatimi. Jemi për dialog në rast se kryeministri Mustafa para se të ulet në tavolinë me partitë opozitare, reflekton në kërkesat e opozitës lidhur me këto dy marrëveshje”, tha Haradinaj.
E për rolin e presidentes së vendin në tejkalimin e situatës politike në vend, Haradinaj ka qenë fare i shkurt, duke thënë senuk kemi president.
“Shikoni për fat të keq ne nuk kemi president, nuk kemi institucion të presidentit, kjo është e vërteta e Kosovës”, tha Haradinaj./telegrafi/