UBT

Haradinaj: Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e krimeve serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, tha se edhe pse autorët dihen me emër e mbiemër ende askush nuk është gjykuar.

Haradinaj shkroi mëngjesin e sotëm se Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve të tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë̈ drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar.

Ish-kryeministri shtoi se është e dhimbshme që ky skenar serb përfshiu edhe veprimtarin Ukshin Hoti.

Postimi i Haradinajt:

FIDANISHTJA

Njëzetenjë̈ vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës.

Edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar. Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar.

Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.