UBT

Haradinaj: Kosova mundet pa mua, por jo pa Amerikën. God bless USA

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Duke e përfunduar postimin e tij me “Zoti e bekoftë SHBA-në”, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me raportimin e medieve sot për fjalimin e tij në takimin e partive opozitare, aktivitete këto që i paraprijnë protestës gjithëpopullore të thirrur nga opozita më 9 janar.Haradinaj ka thënë se ai, si të gjithë qytetarët e Kosovës i është mirënjohës SHBA-ve për kontributin e çmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të vendit,
Pushtetin e ka kapluar paniku. Ata përmes mediumeve të caktuara dhe në mungesë të argumenteve në mbrojtje të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, tashmë kanë filluar edhe të shpifin, shtrembërojnë dhe të nxjerrin nga konteksti pjesë nga fjalimi im publik, i zhvilluar sot me të rinjët dhe të rejat nga Aleanca dhe të dy partive opozitare: Vetëvendosje! dhe Nisma.

Ju lutemi shihni videon e mëposhtme, fjalimin tim të paedituar, dhe vlerësojeni vet se çka paskam thënë.
Sikurse ju, edhe une gjithmonë do t’i jam mirënjohës dhe falenderues ShBA-ve për kontributin e çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mobi Casa

Unë kam punuar, punoj dhe do të punoj gjithmonë që miqësinë me ShBA-të ta forcojmë per çdo dite ma shumë e ma shumë.

Me bindje të plotë e them se është e vërtetë se Kosova mundet pa mua dhe pa shumë të tjerë, por jo pa ShBA-të.
Por, poashtu është e vërtetë e pamohueshme se Kosova mundet dhe do të jetë edhe pa Serbinë si hisedare në Kosovë përmes këtij Asociacioni.

Ata të cilët tentuan ta fusin Serbinë nga dera e prapme përmes këtij Asociacioni dhe t’i falin tokë Malit të Zi, përgjigjen dhe zërin qytetar në mbrojtje të shtetit do ta marrin me 9 janar.
Shihemi më 9 janar ne ora 14:00.
God bless USA!