KKVITI

Haradinaj: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, pret që liberalizimi i vizave të jetë çështje javësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zv.presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, në takim ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryetarin i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

ARKATANA

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, citohet të ketë thënë Kryeministri Haradinaj.

Po sipas njoftimit, forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.