KKVITI

Haradinaj : Kosova ka nevojë për heronj dhe njerëz të zot

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramush Haradinaj është pritur ngrohtë nga gjilanasit të shtunën. Haradinaj tha se në këtë kohë të sfidave të pashmangshme për Kosovën vendi ynë ka nevojë për njerëz të aftë e heronj të punës dhe njerëz të zot e besnik të lirisë.

Ramush Haradinaj i ka dhënë ngrohtësi qytetit të Gjilanit të shtunën. Ardhja e tij arriti t`i bëjë bashkë edhe zyrtarë të PDK-së e LDK-së që ishin të pranishëm , por edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike gjilanase.

Fillimisht Haradinaj ka vënë kurora lulesh tek lapidarët e Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe Agim Ramadani.

Haradinaj është pritur ngrohtë nga qytetarët derisa edhe pse në një mot të ftohtë për të nuk munguan as surlat e tupanët. I pari i AAK-së në Gjilan Ahmet Isufi i ka dëshiruar mirëseardhje Haradinajt të cilin e quajti mbrojtës të vlerave të lirisë. Isufi tha se kemi qenë të bindur që nga fillimi në pafajësinë e Ramushit i cili tani do ta avancojë vlerën kombëtare e politike në Kosovë.

Kurse vet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha para qytetarëve të shumtë në sallën e teatrit në Gjilan se vizita e tij në Gjilan është e para e këtij lloji në Kosovë. “Gjilani ka themel sepse ka dhënë njerëz të mëdhenj për kombin” tha në fillim Haradinaj duke përmendur radhazi të gjithë heronjtë e kësaj ane.

UBT

Ndërkaq duke folur për zhvillimet e fundit pas kthimit nga Haga ai shtoj se edhe pse nuk ka qenë i pranishëm fizikisht në Kosovë e ka përjetuar realitetin e jetës shqiptare.

Por Haradinaj tha se nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e rëndimit të së keqes. “Jam i interesuar të japi më tepër kualitet sepse jeta edhe ashtu është e rëndë në Kosovë, është e ndejshme dhe sfiduese. Po dua të ndihmoj me punë dhe t`i japi kualitet vendit. Qasja ime nuk është e re, por realisht nuk ia vlen me prishë gjendjen edhe ashtu të acaruar” tha Haradinaj.

Haradinaj tutje tha se ai është ofruar që të marrë përgjegjësi dhe atë vetëm me punë dhe angazhime. “Sfidat për Kosovën janë të pashmangshme sepse tani para vetës kemi periudhën e integrimeve në BE e NATO. Në këtë kohë Kosovës i duhen heronj të zotë, njerëz të aftë e të ngritur profesionalisht dhe besnik të lirisë”.

Haradinaj ka përmendur edhe rolin dhe kontributin e diasporës për të cilët tha se janë pjesë e pandashme e të arriturave në Kosovë./rajonipress/